Sot ishte dita e fundit e zgjedhjeve që po zhvillohen në Rusi për Dumën (Parlamentin rus), të cilat kanë nisur që nga data 18 shtator.

Teksa qendrat e votimit janë mbyllur thuajse në të gjithë Rusinë, kanë dalë edhe rezultatet e para nga rreth 14% e votave të numëruara deri më tani, ku partia në pushtet 'Rusia e Bashkuar' kryesor me 57.5% të votave.

Sipas mediave të huaja, në zgjedhjet e kaluara parlamentare partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga Presidenti Vladimir Putin, ka marrë 49.8% të votave, ç'ka tregon një rënie krahasuar me këto zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2021, përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, partia 'Rusia e Bashkuar' mori 324 nga 450 vendet e Dumës (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

Partia Komuniste e Federatës Ruse parashikohet të jetë në vendin e dytë me 14.2% të votave. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte më shumë se 56%.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka paraqitur procesin zgjedhor si një tregues të mbështetjes për politikat e tij dhe për luftën në Ukrainë. Ndërkohë, kritikët e Kremlinit kanë ngritur shqetësime për kufizimet ndaj opozitës dhe kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte në dyshim, pjesëmarrja e votuesve mund të shihej si një provë e mbështetjes për luftën në Ukrainë.