Kryeministri kërkon nga deputetët mobilizim total për cdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj cdo provokimi, pasi sipas tij, procesi duhet të jetë i pastër dhe i pakontestueshëm.
SMS-ja e Ramës
Sipas te gjitha te dhenave timonin do ta kemi; Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total per cdo vote ne numerim dhe qetesi e durim ndaj cdo provokimi!
Na duhet proces i paster dhe i pakontestueshem; Rrofte Partia Socialiste; Rrofte cdokush qe ka punuar dhe po punon per qellimin tone te drejte.
Rrofte cdo njeri i zakonshem i ketij vendi qe na ka besuar dhe mirekuptim i plote per kedo nuk na ka votuar.
Tani perqendrim maksimal dhe disipline shembullore, per ta cuar me nder, deri ne numerimin e votes se fundit kete beteje historike per Shqiperine qe duam.
Mesazhi i Ramës
dy.b/shqiptarja.com