Mbylli dosjen e ish-kryekomunarit/ Anëtarja e KLP-së para Kolegjit të Apelimit të Vettingut

Mbylli dosjen e ish-kryekomunarit/ Anëtarja e KLP-së para Kolegjit të Apelimit të Vettingut

Antoneta Sevdari në seancën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

TIRANE-Prokurorja Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit të Komisionerit Publik të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datë 18 korrik, Antoneta Sevdari u konfirmua në detyrë nga KPK-ja (lexo ketu), por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Në njoftim theksohej se hetimi i KPK-së për Sevdarin nuk ishte i plotë (lexo ketu).

Duket se ka qenë mbyllja e një dosjeje, ajo që ka "penalizuar" Sevdarin. Bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit G. D, ish-kryetar komune, i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, për të cilin Sevdari nuk e ankimoi vendimin (lexo ketu).

Në përfundim të seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pritet vendimi për anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës