Sevdari dhe Kosova rikonfirmohen në detyrë, kalojnë me sukses Vettingun

Prokurorja Antoneta Sevdari dhe gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova kanë kaluar sot me sukses Vettingun. Vendimi u dha paraditen e sotme nga KPK-ja, e cila hetoi dhe doli në përfundimin se Kosova dhe Serdari duhet të vijojnë detyrën. 

KPK raportoi sot Sevdari ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e hetimit.

Sevdari doli dje para KPK-së, në një seancë dëgjimore ku u prezantuan të dhënat e grumbulluara nga KPK-ja për prokuroren. Antoneta Sevdari ka dalë e pastër si nga deklarimi pasuror, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.

Antoneta Sevdari është kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sevdari doli vetë dje para KPK-së, duke mos pranuar të përfaqësohet nga avokati. Nga raporti i KPK, prokurorja ka rezultuar me deklarim të rregullt pasurie, nuk ka kontakte me botën e krimit si dhe është e aftë profesionalisht. 

Sipas KPK, prokurorja ka bërë deklarim të saktë dhe nuk konstatohet fshehje pasurie. Prokurorja disponon pasuri tokë arë me sipërfaqe 350 m2 në pronë të familjes, blerë në vitin 2001. Në këtë truall prokurorja ka një shtëpi banimi, ndërtuar pa leje dhe legalizuar në vitin 2013. Gjithashtu, prokurorja ka edhe një apartament me sipërfaqe 101 m2, blerë në vitin 2011 në vlerën e 97 500 euro. Burimi nga paga dhe të ardhura nga bashkëshorti i cili punon si inxhinier gjeoteknik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
KPK jep vendimin për Kosovën: Kalon Vettingun, është e pastër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosovën. KPK njofton se Kosova rikonfirmohet në detyrë, pasi ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e hetimit.

Gjyqtarja Nertina Kosova, doli dje para KPK-së në seancën dëgjimore. Në seancën e djeshme, KPK tha se Kosova nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, aftësinë profesionale apo pastërtinë e figurës. Vetë Kosova kërkoi të rikonfirmohej në detyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë