Shtimi i mundshëm i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësinë, thotë Qeveria e Kosovës, duke komentuar deklaratën e zyrtarëve të Unionit se masat mund të reduktohen, të hiqen, por edhe të shtohen në varësi të hapave që do të ndërmarrë Kosova për të shtensionuar situatën në veri. Qeveria e Kosovës ka theksuar se masat e tilla nuk janë zgjidhje dhe se koha ka dëshmuar se kanë qenë të padrejta.
“Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë”, thuhet në komentin e Qeverisë. Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: Pezullimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale. Gjithashtu, u pezullua edhe programimi i fondeve për Kosovën, që ishin parashikuar të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024.
Zëdhënësi i BE Peter Stano u është referuar veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat më 5 gusht mbyllën 9 degë të Postës së Serbisë, pasi thanë se ato vepronin në veri të Kosovës pa licencë. Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara e kritikuan këtë vendim.
Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar po kundërshton edhe hapjen e urës mbi lumin Ibër, që Qeveria e Kosovës synon ta hapë për qarkullimin e automjeteve. Shtetet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – ditëve të fundit deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment. Qeveria e Kosovës, megjithatë ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri “është çështje e sundimit të ligjit”.
Turp per BE qe ben keto deklarata Bravo albin qe po u tregon europes qe seshte asgje vec nje kurve
Përgjigju