Mbyllja e basteve/ Rama SMS deputetëve: S'do ketë monopol online, zërat kundër vijnë nga burgu

TIRANË- Report Tv ka mësuar se Kryeministri Edi Rama, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me mbylljen e pikave të basteve. Rama siguron deputetët se bastet do të mbyllen në terren dhe s'do kete asnje monopol online. Kryeministri sqaron se mesazhet kundër mbylljes së pikave të basteve, vijnë nga burgjet, aty ku sipas tij ndodhen ata që fshihen pas kompanive të llotove.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në tekstin që Rama iu ka dërguar deputetëve thuhet se:

“Kane nisur t'ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per "monopol online" sepse s'do kete asnje lloj monopoli!”

Rama ka reaguar edhe ditën e djeshme, ku në një mesazh në Twitter, siguroi qytetarët se monopol online nuk do të ekzistojnë pas vitit të ri 2019. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 15/10/2018 21:50

    O i pa udhe. Mbyll taivanin telebingon dhe llotarine kombetare pastaj hajde llap ketu. Llapaqen.

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2018 15:14

    Me mire von se sa kurre!

    Përgjigju
  • alban: 15/10/2018 14:33

    keto qe thua ti jane pallavra nqs ka telefona ne burg hiqi keta jane njerez qe ne dt 1janar ngelin ne rruge te madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'