Mbyllja e Call Center,Salianji:Humbje
kolosale,Rama të bisedojë me Renzin

Mbyllja e Call Center,Salianji:Humbje<br />kolosale,Rama të bisedojë me Renzin
Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të marrë masa për të parandaluar largimin e kompanive Call Center nga Shqipëria.
 
Përmes një deklarate, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji u shpreh se projektligji i qeverisë italiane, parashikon mbylljen e 847 Call Center-a që operojnë në Shqipëri dhe për pasojë kjo do shkaktonte 25 mijë të rinj shqiptarë të papunë.
 
Ai thekson se kryeministri duhet të hyjë menjëherë në negociata me kryeministrin italian, për të shmangur këtë humbje kolosale për punësimin dhe ekonominë e vendit.
 
"Në detyrën e kryeministrit të vendit,  një vendi që po i emigrojnë qindra mijëra se nuk kanë punë, ndërsa ky ligj i heq dhe 25 mijë vende të tjera të punës, shfaqet emergjente të ulet në bisedime me palën italiane, në mënyrë që Shqipëria të mos preket nga ky ligj ose që ligji të mos ketë fuqi prapavepruese dhe të mos prekë asnjë kompani që tashmë është prezente në Shqipëri", u shpreh Salianji.
 
Deklarata e Salianjit:
847 kompani dhe më shumë se 25 000 të rinj të punësuar në Call Center-a rrezikojnë të dalin të papunë për shkak të një projekt-ligji të Qeverisë Italiane, për të mbrojtur punësimin në Itali,  i cili synon të ndalojë kompanitë italiane të Call Centër të operojnë jashtë vendeve jo-anëtarë të BE.
 
Mijëra të rinj shqiptarë, qofshin studentë apo  emigrantë të kthyer, ndonëse nuk e kanë zgjedhje të parë të punojnë në Call Center, janë në ankth për vendet e punës, për të ardhmen e tyre dhe jetesën tyre në Shqipëri. Kjo sepse Call Center, mbetet fatkeqësisht e vetmja industri që krijon vende pune përveç plantacioneve të kanabisit. Pikërisht në këto kushte Rama shkon në Itali jo për të reaguar ndaj këtij fakti, por për pushime. Rama nuk bën të ditur asnjë axhendë për negocimin me çdo kusht dhe me çdo mënyrë  me Qeverinë Italiane, që të parandalojë këtë dëm apo ta reduktojë atë duke gjetur  forma për të mbrojtur qytetarët e pashpresë, që e kanë këtë të vetmen mundësi jetese.
 
Në detyrën e kryeministrit të vendit,  një vendi që po i emigrojnë qindra mijëra se nuk kanë punë, ndërsa ky ligj i heq dhe 25 mijë vende të tjera të punës, shfaqet emergjente të ulet në bisedime me palën italiane, në mënyrë që  Shqipëria të mos preket nga ky ligj ose që ligji të mos ketë fuqi prapavepruese dhe të mos prekë asnjë kompani që tashmë është prezente në Shqipëri.
 
Në përgjigje edhe të kërkesës së dhomave përfaqësuese të këtyre bizneseve të cilat figurojnë sipas të dhënave zyrtare se kanë më shume se 25 000 të punësuar, Rama duhet të ndërmarrë hapat  menjëhershëm për ndalimin e këtij dëmi kolosal për familjet e shqiptarëve pa asnjë rrugë tjetër, që në këto kushte rrugë të vetme të dalin në rrugë.

 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës