Mbyllet fushata elektorale me 20 mijë vlonjatë në shesh, Rama: Rezultati dihet, 61 me 0 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale nga qyteti i Vlorës, në mesin e 20 mijë mbështetësve që ishin mbledhur në sheshin e Lungomares për ta pritur.

Rama nga Vlora u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të djathta që të mos pengojnë qytetarët të votojnë, pasi do të përballen me ligjin.

Ai më pas ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për t'i dhënë një mësim të mirë opozitës që krijoi një situatë të pa precedentë duke djegur madatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në fund Rama ka deklaruar se do të qëndrojë në Vlorë edhe ditën e nesërme dhe më pas ditën e dielë (30 qershor) do të udhëtoj drejt Tiranës për t'i lënë më pas fjalën popullit që do të votojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Rama mbyll fushatën në Vlorë, mesazh demokratëve: Nuk e kemi ne fajin që u trajtojnë si skllav


Kryeministri Rama nga fushata përmbyllëse në qytetin e Vlorës ka thënë se PS ka gabimet e veta por në fund të fundit sipas Ramës nuk ka akoma një parti më të mirë se PS.

Në fund ai i është drejtuar opozitës duke thënë se ata nuk mund ta ndalin drejtësinë.

"Nuk kemi bërë gjithçka për të qenë të qetë. Kemi bërë gabime e kemi kusuret tona. Por ka një gjë të rëndësishme kur gjykon punët e një qeverie. Gabimet janë bërë si rezultat i pamundësisë për të bërë gjënë e duhur. Nëse je kryeministër dhe thua ajo fabrika duhet të çmontojë municione dhe nuk duhet të shkojnë taksat e tatimet... për sa kam qenë dhe do të jem në detyrë nuk do të bëjë firma për ti bërë dëm vendit për ti lënë një njollë kombit duke përfituar. Asnjëherë! Ne nga qielli nuk kemi rënë...Më të mirë se ne ky vend s'ka pasur nuk ka dhe nuk ka për të patur edhe për shumë kohë. Ju nuk e ndalni dot drejtësinë. Po ju lë më një mesazh për demokratët e Vlorës.  Unë sot s'do iki do rri dhe nesër, pasnesër do iki në Tiranës. A e kupton si erdhi puna. Ju them të shikosh me sytë e mendjes se partia jote nuk ka të nesërme nëse ti nuk bëhesh bashkë me ne për t'i dhënë mësimin se nuk mund të tallet me ty. Duke të dëmtuar drejtpërdrejt ty. Mblidh mendjen dhe mos shko më pas berihajit. E kanë ata fajin që të trajtuan si skllav. O zgjidh Dritan Lelin ose rri mirë e urtë si demokrat. Kërkesa është ta themi bashkë. Rroftë Vlora!" ka thënë Rama.

Ora 21:26
Damiani në përgjime? Rama: Le ta shikojnë tërmetin tani këtu në Vlorë

1561750015_1561749404ramanevlore17.jpeg
Kryeministri komentoi sërish përgjimet e nxjerra nga Bild për Dibrën, ku mes personazheve është kapur edhe Damian Gjiknuri që thotë 'tërmet, tërmet' pas rezultatit të zgjedhjeve. "Me Damianin që e kapën në përgjime. Edhe cfarë po thoshte, tërmet, tërmet. Tani ata që na përgjojnë nga televizori, ta shikojnë tërmetin këtu. Përgjime të bëra në 2016 dhe të mbajtura në kasafortën si minë me sahat për të hedhur në erë Shqipërinë".

Ora 21:18
Rama vijon imitimin e Nora Malajt: Monika ç'bëhet me Shqipërinë motër? Meta po përgatit letrat e papunësisë

"Edhe babaxhikja po përgatit letrat e papunësisë, të gjithë me ndihmë ekonomike do të jenë pas 30 Qershorit. Më thonë njerëzit, pse tallesh? Po si mos tallesh, do i përcjellim në 30 Qershor me një të qeshur. E keni dëgjuar edhe zysh Norën? Monika ç'bëhet Monika, me Shqipërinë? Ke besim motër, Shqipërinë e mori lumi, do thahet lumi, shih filxhanin...." ironizoi Rama.

Ora 21:16
Sulmi i KZAZ-ve/ Rama sërish thirrje Bashës: Dil e sqarohu se kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës të shiti

Kreu i qeverisë i kërkon sërish Bashës që të dalë dhe të flasë për akuzën e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, që tha në Report Tv se protestën për të sulmuar KZAZ-në nuk e organizoi institucioni që ai drejton por PD-ja.

"Mbrëmë disa haxhiqmiliste në Vaun e Dejës sulmuan shkollën, si Haxhiu, dogjën palestrën e re të fëmijëve me materialet zgjedhore dhe po mbrëmë doli Xhuljeta (Basha) dhe akuzoi policinë se ka sulmuar policinë, qeverinë se ka vënë policinë për të sulmuar policinë sipas tij për një konflikt që e dëshiroj unë.

Por pasi ujqërit u bënë lepuj në prangat e drejtësisë, doli kryetari i bashkisë që tha 'nuk e kam bërë unë, por partia. Ia shkrova, por Luli nuk po ndjehet, nuk e di ku është futur, dil sqaroje, ku je? Unë e di, e keni bërë të dy bashkë, por tani po shisni njëri tjetrin. Gropa që hapët është gati, aty do përfundoni një nga një".  

Ora 21:08
Rama: Në shesh janë 20 mijë vlonjatë bio, jo turistë

Rama u shpreh se në shesh janë 20 mijë vlonjatë, ndërsa sulmoi opozitën. "Ata që sot janë në përpëlitjen e fundit u angazhuan me një plan tërësisht të qartë për të gjithë dhe të dështuar përgjithmonë. Kurrë më parë në historinë nuk kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në harkun e këtij viti, një opozitë keq e më keq, zi e më zi.

Nuk kishim parë që disa parti të transformoheshin në organizata të dhunshme dhe godina e Presidentit të kthehej në epiqendrën e shtabit të një revolucioni imagjinar dhe Presidenti të na shfaqi si Haxhi Qamili i ringjallur. Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte vënë në një sulm të koordinuar që nuk synonte thjeshtë të fuste frikën dhe tmerrin në cdo familje, por të gjunjëzonte vetë imazhin e vendit.

Autorët e këtij plani nuk e fshihnin gëzimin, por shfaqeshin të entuziazmuar. Plani nuk synonte rrëzimin e qeverisë, por të Shqipërisë për negociatat. Të katërt aventurierët e marrë, për Saliun nuk po u flas. Po të ishte sot këtu do të thoshte në Vlorë u mblodhën 2 milionë, por në fakt nuk janë aq, por 20 mijë, bio nga Vlora e historisë, jo turistë".

Ora 21:08
'Rama please stay', pankarta gjigante shpaloset në pallatin pranë mitingut elektoral në Vlorë

vlore (23).jpeg" style="height:506px; width:780px" />
Teksa kryeministri Rama vijon fjalimin e tij në takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës, në një pallat pranë sheshit ku po mbahet mitingu është shpalosur një pankartë gjigante në mbështetje të kryeministrit.

"Rama të lutem qëndro" shkruhet në gjuhen angleze në pankartë. Nuk dihet nëse ajo është vendosur nga ndonjë tursit që po qëndron në Vlorë aspo nga ndonjë mbështetës i PS.

Kjo pankartë vjen si një përgjigje ndaj protestuesve të opozitës të cilët e kanë pritur me thirrjet 'Rama ik'.

Ora 20:56
Rama i emocionuar në Vlorë: Kam qenë sa Zaho kur bëja plazhin në Skelë...

Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i emocionuar në fillim të fjalës së mitingut përmbyllës së fushatës në Vlorë. "Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme. Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr. Mbështetja që ju na jepni, është mesazhi që i jepni të gjithë Shqipërisë për ditën e diel, cdo shqiptar dhe shqiptare.

Cdo shqiptar duhet ta dëgjojë mesazhin e kryeqytetit të historisë shqiptare. Të mundë Shqipërinë e vjetër të kërcënimeve dhe frikës. Kam një emocion të veçantë sepse kam qenë sa Zaho kur bëja plazhin në Skelë dhe sot Zaho është diku mes jush, si moshatarët e tij nëse prindërit e tyre besojnë në një parti, tjetër apo asnjë". 

Ora 20:47
Gjiknuri nga Vlora: Dilni masivisht në votime, pas 30 qershorit opozita do të reflektojnë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij hapëse të takimit përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës ka falenderuar pjesëmarrësit duke thënë se kjo mikpritje vjen për shkak të punëve që janë bërë në këtë qytet.

Më pas Gjiknuri ka thënë se më 30 qershor duhet që të ketë një pjesëmarrje masive për të votuar.

"T'i japim votën. Është votë për progresin. Prandaj janë kaq shumë në shesh. Disa u munduan ta kthejnë  Shqipërinë në vitet e zeza. Po i jep një mbështetje të madhe. Nuk mund ta dhunosh një pushtet nga rruga. Ne do të votojmë PS për ato që ka bërë. Ai do të ndihet më shumë në borxh. Thonë që në vjedhim vota. Por ka një arsye pse na votojnë ne. Na votojnë se jemi njerëz të punëve të bëra. Në pushtet vihet me vota. Në do të jemi partia më e madhe se kemi punuar për ta Pas 30 qershorit... kjo datë nuk vihet në pushtet prandaj ndërkombëtarët na kanë mbështetur. Ata duan stabilitet. Prandaj le të dalim masivisht në votime. Pas 30 qershorit do bëjmë reflektimin ton.  Edhe ata do të reflektojnë. E kanë marrë mesazhin tuaj, falë jush e kanë marrë. Dua ta prek pak në sedër Ramën... Fieri është kryeqyteti i socialistëve por kur pulson Vlora pulson e gjithë Shqipëria. "

Ora 20:39
Partia Socialiste mbyll fushatën elektorale në qytetin e Vlorës, pjesëmarrja e simpatizantëve (FOTO)
Ora 20:14
Rama nxjerrë sa militantë protestojnë kundër tij: Ja çeta haxhiqamiliste e Vlorës


Kryeministri Rama ka reaguar për protestën e militantëve të Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës duke i quajtur 'çeta haxhiqamiliste e Vlorës'.

Kujtojmë se prej kohësh në fushatat elektorale të mbajtura në qytetët e ndryshme të vendit Rama u është drejtuar liderëve të opozitës me nofkën ironizuese 'haxhi qamili'.

"Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌️"

Rama poshtë tekstit të tij ka shpërndarë edhe një foto ku shihet numri i protestuesve të PD e LSI.

Ora 20:12
Një grup militantësh të opozitës mblidhen në Vlorë për të protestuar kundër Ramës

Kryeministri Rama është pritur me protesta nga militantët e PD në Vlorë. Ata kanë dalë në rrugë dhe me flamuj në duar kanë bërë thirrje 'Rama ik'.

Nga ana tjetër në sheshin e Lungomares në qytetin e Vlorës janë mbledhur rreth 10 000 mbështetës të Partisë Socialiste për të pritur kryeministrin në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Ora 19:25
Mbyllja e fushatës elektorale në Vlorë, 10 000 karrige në shesh, parashikohet pjesëmarrje masive


Mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahet në qytetin e Vlorës. Kryeministri Rama ka udhëtuar që ditën e djeshme në këtë qytet ku prej disa ditësh është shprehur se pret një pjesëmarrje masive në mitingun përmbyllës të zgjedhjeve.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili njofton se në shesh janë vendosur rreth 10 000 karrige në fillim të Lungomares, ndërsa pjesmarrja e mbështetësve të Partisë Socialiste pritet të jetë rreth 15 000.

Ditën e djeshme kryeministri nga Fieri deklaroi se edhe pse Fieri është kryeqyteti i socialistëve, vlonjatët i kanë premtuar një pritje si kurrë më parë dhe mesa duket kjo pritshmëri do të përmbushet. Kujtojmë se në Vlorë socialistët kandidojnë për një mandat të dytë Dritan Lelin përballë të cilit është Valbona Mezi e Bindjes Demokratike.

Ndërkohë pritet që militantët e PD dhe të LSI të mblidhen në një tubim kundër qeverisë dhe kundër zgjedhjeve.  Kujtojmë se PD vijon të këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje së bashku me LSI. Por duket se mes tyre ka nisur një ndarje mes opozitës. Kjo vjen pas dekretit të Metës për datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve. Nga njëra anë PD thekson se nuk do të ketë zgjedhje pavarësisht datës që vendos Meta duke e hedhur poshtë dekretin e Presidentit. Ndërsa nga ana tjetër LSI deklaron se data e zgjedhjeve është 13 tetori duke pohuar kështu se LSI do të hynte në zgjedhjet e 13 tetorit nëse do të ishin korrekte dhe në përputhje me Kushtetutën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 29/06/2019 04:05

    KAPELJA NIKE ERAMES 80 $ eshte e barabarte me ASISTENCEN ose pencioni e nje Shqipetari KJO ESHTE E RENDESISHME SE KUR VIHET NE SHQIPERI TE MBYSIM LYPSARET DHE BARKBOSHET

    Përgjigju
  • Tarasi: 28/06/2019 23:44

    Tani po gënjen edhe ti si luli... Pse sdo i lesh ndonjë bashki Patozit sa për tu dukur zgjedhje edhe jo votime? E sigurte qe do i lësh ndaj mos gënje 61 me zero por 48 me 3 në 10 bashki do përsëriten zgjedhjet sepsw nuk u lejuan nga demokaret

    Përgjigju
  • Vlinjati PS: 28/06/2019 23:01

    Hahahaha sa keq me vjen per administraten qe i kane vene ne rresht per te shkuar ne miting

    Përgjigju
  • Besua: 28/06/2019 22:07

    Aeroportin ne Akerrni o shok!!!

    Përgjigju
  • Vlora Vlora: 28/06/2019 21:46

    Ha kake Luli e Monik se ta ka bere mu... me koha Vlora

    Përgjigju
  • tirane: 28/06/2019 21:27

    Sa te vrare ka ne vit ktu ne Vlore si "dream city" qe eshte ?

    Përgjigju
  • Tani: 28/06/2019 19:57

    Shihet ku shkojn taksat tona

    Përgjigju
  • Nesti: 28/06/2019 19:50

    Qenkan rreshtu Si ne north Korea

    Përgjigju
  • hajt me tmira: 28/06/2019 19:16

    rama ik perparaaaa.o demokrate shifni si behen tubimet dhe merrni shembull.heres tjeter hyni ne zgjedhje aman se populli ka ngel pa gjum .po ju lutet dhe shba me europen aman hyni .ju iku dhe filxhani tani si i behet!!!fat vlonjatet nuk e kan zakon me hyp maje pemes aman se gjynof lungomare qe ndertoi sali berisha.heres tjeter beheni shqiperine si europa e saliut tash e 30 vjet!!

    Përgjigju
  • Vlora vlora...: 28/06/2019 18:58

    ... beja forra. E para ne vepra, vula ne vendime. Prij dhe dhe sot ne ball, ti moj Vlora ime.

    Përgjigju
  • xreport: 28/06/2019 18:27

    ndarje mes opozites??? nje loje e ilirit hajdutet e shqiperise nuk ndahen kurr

    Përgjigju
  • Miku nga mesapliku: 28/06/2019 17:23

    O derman kur do mi sillni karriget se kam nje sebep neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë