Nesër takimi përmbyllës i fushatës elektorale, Rama shkon që sonte në Vlorë, shëtitje e kafe në Lungomare

Nesër takimi përmbyllës i fushatës elektorale, Rama shkon që sonte në Vlorë, shëtitje e kafe në Lungomare

Menjëherë pas takimit elektoral të mbajtur në qytetin e Fierit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për në Vlorë. Ai është filmuar duke ecur në Lungomare dhe veshur mbante trikon me numrin 30 të që përfaqëson PS në fletën e votimit. Më pas Rama është filmuar përsëri nën shoqërinë e miqve në një kafene në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se ditën e nesërme nga qyteti i Vlorës është takimi i fundit elektoral që do të zhvillojë PS në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, për t'i lënë më pas 'stafetën' heshtjes zgjedhore të së shtunës.

Nga qyteti i Fierit, Rama ka thënë se ka pritshmëri të mëdha për pritjen që do t'i bëjnë vlonjatët. Ndaj ai ka ftuar të gjithë socialistët por edhe demokratët e këtij qyteti që të dalin në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të 30 qershorit.

Ndërkohë nga ana tjetër PD vijon të këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje së bashku me LSI. Por duket se mes tyre ka nisur një ndarje. Kjo vjen pas dekretit të Metës për datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve. Nga njëra anë PD thekson se nuk do të ketë zgjedhje pavarësisht datës që vendos Meta duke e hedhur poshtë dekretin e Presidentit. Ndërsa nga ana tjetër LSI deklaron se data e zgjedhjeve është 13 tetori duke pohuar kështu se LSI do të hynte në zgjedhjet e 13 tetorit nëse do të ishin korrekte dhe në përputhje me Kushtetutën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 28/06/2019 05:42

    Ore a ka mundesi qe ti leme keta njerez te bejne punen qe paguhen. Ti sherbejne popullit

    Përgjigju
  • Tiki: 28/06/2019 02:25

    Rama,ai kamarieri nga mbrapa ka vite burg ne Itali..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja