Mbyllja e klubeve të natës, Beqja: Distanca harrohet nga alkooli! Rama: Si sardele në kutitë me zhurma

Mbyllja e klubeve të natës, Beqja: Distanca harrohet nga alkooli! Rama: Si sardele në kutitë me zhurma

Deputetët opozitarë kanë kërkuar sot nga qeveria që të rishikojë vendimin për mbylljen e klubeve të natës. "Qeveria të sillet mirë me artistët se kur ju duhen i merrni për të hapur fushata, ndërsa kur nuk ju duhen i largoni me polici" tha Zef Shtjefni.

Por Ilir Beqja shpjegoi pse është bërë mbyllja e klubeve dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00. "Muzika nuk vret, por zhumra po. Arti nuk bëhet me klube nate. Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijeve alkoolike dhe njerëzit nuk e mbajnë më distancën dhe kur ka aktivitet shtohen stërkalat.

Por mendoj se qeveria duhet të përmirësojë komunikimin, që masat të pranohen duhet t'u themi pse merren këto masa. Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijes energjike, alkoolike dhe ekzotike".

Por deputeti opozitar Halit Valteri në këtë pikë akuzoi për selektivitet. "Unë e kam me mbylljen selektive të lokaleve, në Dhërmi njërit ia mbyll dhe tjetrit ia hap. Unë e kam për lokalet në Bllok, 4-5 që i kanë deputetë, që polici i Sandrit nuk shkon as deri te dera. E kam për gëzimet familjare, disa lokale janë mbyllur, disa janë hapur, aty ku kolliten te shefi i policisë".

Vulën diskutimit ia vendosi Edi Rama, kur tha se mbyllja ishte domosdoshmëri. "Duke shprehur keqardhjen për disa të cilët reaguan protestë dixhitale lidhur me masën më të fundit të marrë nga Shëndetësia për mbylljen e diskove dhe klubeve të natës dhe mjediseve me muzikë, gjë që ishte një domosdoshmëri, ku gjithcka vihet në pikëpyetje, nëse njerëzit mblidhen dhe ngjishen si sardele në kutitë me zhurma".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sssss: 23/07/2020 16:36

    E po kur plakesh nuk do m diskon edhe kta njesoj po harojn q punesohen gjith ata veta

    Përgjigju
  • karidi: 23/07/2020 15:28

    shqiperia ore ndyresire i korruptuar eshte i vetmi vend ne bote qe klubet dhe diskot i ka me tavolina. e dyta gjithe bota perfshire italine vendi me i prekur i ka hapur vec ju i mbyllni... por do ta paguani shume shtrenjte kete qe po i beni ketyre bizneseve dhe ketyre njerezve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak