Serbi/ Arrestohet një tjetër zyrtar pasi akuzohet se spiunoi për llogari të Shqipërisë dhe Kosovës

Serbi/ Arrestohet një tjetër zyrtar pasi akuzohet se spiunoi për llogari të Shqipërisë dhe Kosovës

Adis Dazdareviç

Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në territorin serb të organizuar nga një person me inicialet D.R., i cili po ashtu u arrestua policia serbe dy javë më parë si i akuzuar për veprën penale të spiunazhit, për leverdi të Shqipërisë.

Dazdareviç dyshohet se merrte direktivat nga D.R. për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme. për shërbimin inteligjent të Shqipërisë.

Mediat e huaja deklarojnë se sipas autoriteteve serbe të dhënat e mbledhura nga Dazdarević i janë dorëzuar DR-së, e cila më pas ky i fundit ua ka dërguar shërbimeve inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, shërbim për të cilin është paguar.

Gjatë kontrollit të lokalit që ka përdorur Dazdareviq janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale së spiunazhit.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent VJT Jagodin sipas kallëzimit penal të BIA-s.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber Shqiponja: 24/01/2024 22:40

    Peralla me spiune.Dun me justifikuar goditjen e shqiptareve ne kufi me Kosovën.Skenar I lexueshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë