Dy rezidencat studentore universitare në Tiranë u janë përgjigjur shqetësimit të studentëve mbi mbylljen e konvikteve dhe pagesën e tyre.
Ato njoftojnë se regjistrimet nuk do të anulohen dhe se pagesat do të mbarten në muajin pasardhës.
Përmes një njoftimi zyrtar, qetësojnë çdo student që ka kryer rezervimin për qëndrimin gjatë vitit akademik 2020-2021 në Qytetin Studenti dhe konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë, se me rihapjen e konvikteve të gjithë studentët e regjistruar do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.