Mbyllja e kopshtit 'Zubeyde Hanim', kërkesa e prindërve: Gjykata të shfuqizojë vendimin! Fëmijët kanë përjetuar situatë të rënduar psikologjike
Protesta e fëmijëve të kopshitit ‘Zubeyde Hanim’, 29 shtator
Prindërit e fëmijëve të kopshtit turk ‘Zubeyde Hanim’ kanë kërkuar që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të pezullojë dhe shfuqizojë vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucion.
Kjo kërkesë sipas tyre vjen për shkak të dëmit që i është shkaktuar të gjithë fëmijëve, të cilët janë të grup moshave nga 3 deri në 6- vjeç. Prindërit thonë se fëmijët e tyre kanë përjetuar një situatë të rënduar psikologjike.
Padia është paraqitur nga 134 prindërit e fëmijëve të kopshtit, të cilët thonë se dosja e tyre prej 1400 faqesh përmban provat që faktojnë se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin.
Ata thonë se kopshti i ka drejtuar herë pas here kërkesa institucioneve të Ministrisë së Arsimit dhe nuk ka marrë përgjigje. Përveç kësaj, prindërit thonë se kanë marrë përgjigje negative prej kopshteve publike dhe private të rekomanduara nga Ministria për të pranuar fëmijët e tyre pas mbylljes së kopshtit “Zubeyde Hanim”.
Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.
Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet. Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18