Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri të vendit.
Në një deklaratë para mediave serbe, Vuçiç tha se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore.
‘Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën atë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore’, tha Vuçiç.
Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin Kurtit.
‘Jam shumë i shqetësuar për fatin e njerëzve në Kosovë, jam i pakënaqur me reagimin e ndërkombëtarëve, sepse mendoj se një pjesë e mirë e tyre në heshtje e lejojnë Albin Kurtin të bëjë atë që po bën, përndryshe do ta sanksiononin.
Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian që gjithmonë i zbusin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit ata përpiqen të na bëjnë budallenj. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë ," u tha Vuçiç gazetarëve në minierën e Resavicës.
Policia e Kosovës mbylli me 5 gusht, 9 objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
78.8%
-
Të gabuar
16.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 5991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, palët 1 vit pa u ulur në tryezën e bisedimeve
12 Shtator, 22:06
-
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb
12 Shtator, 18:21
-
BE mirëpret shpalljen e aktakuzës për rastin e Banjskës - thirrje Serbisë për bashkëpunim
12 Shtator, 17:50
-
Vuçiç bisedon për Kosovën me ambasadorin e BE-së në Serbi
12 Shtator, 16:16
-
Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill: Kërkojmë që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
11 Shtator, 17:21
-
Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm
11 Shtator, 16:35
-
Do ketë një tjetër Kuvend të përbashkët Shqipëri-Kosovë, takohen kryeparlamentarët Konjufca-Spiropali: S’ka ngrirje të marrëdhënieve, pavarësisht ndonjë mospajtimi të kryeministrave!
11 Shtator, 14:37
-
Sulmi terrorist në Banjskë ku humbi jetën polici Bunjaku, Prokuroria e Kosovës akuzon 45 persona
11 Shtator, 12:44
-
Kryetarja e Kuvendit Spiropali sot në Kosovë, takim me Kurtin dhe Konjufcën
11 Shtator, 10:44
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
10 Shtator, 17:30
-
Arrestohet në veri të Mitrovicës politikani serb Aleksandar Arsenijeviç
10 Shtator, 17:10
-
Vuçiç: Brenda 72 orësh do të dalim me kërkesat tona për gjendjen në veriun e Kosovës! Lajçak: Të gjenden zgjidhjet e dakorduara në dialog
10 Shtator, 15:35