Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve edhe në aksin Tiranë- Elbasan.
Gjatë këtyre ditëve qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut. Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.
Në këto kushte kërkohet edhe mirëkuptimi i qytetarëve për t'i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.
Lajmi kryesor:
Punimet në aksin Vorë-Maminas, trafik i rënduar në rrugën dytësore! Vargu i automjeteve arrin 15 km! Policia apel shoferëve: Përdorni rrugë alternative (VIDEO)









