Mbyllja e universiteteve, Basha:
Shok psikologjik tek studentët

Mbyllja e universiteteve, Basha:<br />Shok psikologjik tek studentët
Kryetari i Partisë Demoktratike Lulzim Basha ka reaguar për mbylljen e universiteteve. Nga kuvendi zgjedhor  i degëve 10, 7 dhe 5, në qytetin e Tiranës, Basha tha se Rama shkakton shok psikologjik tek studentët dhe barrë financiare tek prindërit.

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, tha kreu i opozitës po rëndon gjithnjë e më shumë në jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
 
"Mbi çfarë baze u imponon prindërve në Peshkopi, në Kukës, në Sarandë, në Gjirokastër, në Shkodër që të paguajnë qira Tirane e kosto jetese Tirane e të ndahen me fëmijët e tyre, koston e të cilëve e kishin marrë parasysh në kushtet e arsimimit afër qendrës së banimit. Natyrisht, sistemi ka nevojë për përmirësim, sepse edhe universiteti i Tiranës i cili ka përvojën më të gjatë ka nevojë për përmirësim, imagjinoni filialet. Po si i mbyll me një të rënë të lapsit dhe i nxjerr studentët në një situatë të pamenduar shoku psikologjik në fillim pa përgatitje dhe pastaj përballje të tyre dhe të prindërve të tyre me një faturë të majme financiare" deklaroi kreu i PD-së.

Basha tha se  mbyllja e universiteteve është një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta.

"Ne s’jemi kundër asnjë reforme. Mendojmë se sistemi arsimor ka nevojë për reforma që do ta bëjnë edhe më cilësor dhe më konkurrues, po nuk ka nevojë për “Adhamudhë”. Apo ka diçka më shumë, siç është në sektorin e shëndetësisë ku e bën lëmsh skemën, vetëm e vetëm për të kapur linjat e furnizimit të ilaçeve, siç e bën në fushën e rendit, vetëm e vetëm për të emëruar militantët dhe njerëzit e lidhur me krimin në poste kyçe e pas së cilës narkotrafiku u pesëfishua apo siç e bën me energjinë elektrike, ku ka të paktën 6 muaj që faturat janë minimalisht 40 deri në 100% më të larta se para një viti, apo siç e bëjnë me ndihmën ekonomike që nuk e japin, apo siç e bën me CEZ-in, ku ditën e fundit të Parlamentit, me procedurë të përshpejtuar i falën 3 miliardë dollarë pretendime të palës shqiptare, që sipas ekspertëve ndërkombëtarë ishin plotësisht të fitueshme!?", tha kryetari i PD, Lulzim Basha.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni