Ish- kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mbi qeverinë sa i përket reformës në arsim. Në një ragim në rrjetin social Facebook , Berisha shkruan se dyshja  Rama - Meta mbyllën dyert e universiteteve për të varfërit dhe sipas  tij 8 mijë të rinj kryesisht të shtresave të varfëra, u ndalohen universitet.

Sipas deputetit të PD-së kjo është një politikë anti-sociale. Berisha shkruan se  vetëm protesta e fuqishme rinore do t'u kthej të rinjve universitetet që meritojnë!

“Shtatori po vjen, protesta na thërret!”, shkruan berisha në rrjetin social Facebook.  


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)