Mbyllja e universiteteve, Berisha:
Skemë korruptive, protesta

Mbyllja e universiteteve, Berisha:<br />Skemë korruptive, protesta
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për mbylljen e univeriteteve bga qeveria. Në një postim në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se dyshja Rama-Meta po krijojnë universitetet e tyre private.
 
“Në kuadrin e pseudo reformës në arsimin e lartë, me një komision tërësisht anonim, mbi bazën e një raporti të këtij komisioni të hartuar në mungesë absolute të transparences, Edvin Kristaq Rama mbylli më një të rënë të lapsit 29 shkolla të larta dhe dy univesitete private, në te cilat studionin mbi 7500 studentë dhe ishin bërë në infrastrukturë mbi 200 milionë dollarë investime, pa llogaritur ketu dhjetera milion dollarë të familjeve të studenteve”, shkruan Berisha në Facebook.
 
Ai thotë se zbatimi i ligjit në fushën e arsimit duhet të jetë parësore por sipas tij të godasësh në një ditë të vetme 31 institucione të arsimit të lartë bëhet vetëm për skema korruptive.

Berisha thotë se  rruga e vlerësimit të performancës së universiteteve dhe heqjes se licensave bëhet nga kompani të pavarura. Ish-kryeministri bën thirrje për protesta kundër reformës në arsim.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni