Mbyllja e universiteteve dhe kuotat
PD:Çoni 18.000 studentë drejt krimit

Mbyllja e universiteteve dhe kuotat<br />PD:Çoni 18.000 studentë drejt krimit
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Rama se për shkak të mbylljes së 30 universiteteve dhe uljes së kuotave në universitetet publike, është përgjegjës pse “18 mijë të rinj nuk do të kenë universitetin si zgjedhjen e tyre”, por rrugën, baret, bixhozin, dhe krimin.
 
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme deputeti Boçi përmendi këtë shifër, ndonëse Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla është shprehur se reduktimi i kuotave në total është prej 2000 vendesh.
 
Boçi nga ana e tij ka shpalosur për opinionin publik përllogaritjet aritmetike të kryera nga institucioni që përfaqëson. Rezultati final u shpreh nga deputeti Boçi me nota paksa apokaliptike duke u shprehur se “me Edi Ramën, 18 mijë të rinj nuk do të kenë universitetin si zgjedhjen e tyre, por rrugën, baret, bixhozin, dhe për fat të keq më shumë gjasë krimin, sepse kështu vendosi papritur Kryeministri i vendit.”
 
“Partia Demokratike është për ligjshmërinë dhe respektimin e standardeve në fushën e Universiteteve dhe në sistemin e arsimit të lartë. Por ne nuk mund të pajtohemi me reduktimin me 12 mijë të kuotave për të rinjtë që duan të frekuentojnë arsimin e lartë publik. Frika është se kësaj do ti shtohen edhe 6 mijë të rinj, për shkak të mbylljes së universiteteve private”, -tha më gjerë për mediat Deputeti Luçiano Boçi.
 
Gjatë deklaratës Boçi u ndal dhe tek diploma false e doktoraturës që demokratët pretentdojnë se ka vetë kryeinspektorja e institucioneve të arsimit të larë. Duke e konsideruar si një fushatë pa transparencë dhe me interesa klienteliste, z. Boçi e konsideroi si një proçes të destinuar për të mos sjellë rezultatin e duhur pasi që në nisje është kompromentuar nga mos kualifikimi i duhur i kryeinspektores Erjona Isufi.
 
“Kryeministri që mbron këtë fushatë me batuta, nuk thotë asnjë fjalë; se si mund të jetë krekontrollorja e cilësisë së universiteteve, ajo që vendosi për mbylljen e tyre, një person me doktoraturë false, dhe donatore e Partisë Socialiste në zgjedhje. A nuk ka Shqipëria, specialistë e specialiste të pacen, ekselencë, me integritet të lartë. Ka dhe ka me shumicë. Por Edi Rama ka zgjedhur të punojë me të tjerë, që kanë edhe konflikt interesi, sepse ky soj i shërben interesave të tij private e klienteliste”- u shpreh më plotë Deputeti Partisë Demokratike Boçi.
 
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç