Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar një tjetër çështje, sa i përket mbylljes së universiteteve.  Pas përbaljes në Gjykatën Administrative me Universitetin Vitrina, tani Ministria e Arsimit dhe Sportit ka fituar betejën me Universitetit Planetar të Tiranës.
 
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ka rrëzuar kërkesën e shkollës së lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.539, datë 06.08.2014 “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.

Gjykata Administrative, në përfundim të gjykimit vendosi se kërkesa “Planetarit” është e pabazuar në ligj dhe në prova, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave, është një akt i bazuar në Kushtetutë dhe në kuadrin ligjor për Arsimin e Lartë.
 
Kërkesa e Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, për pezullimin e vendimit për heqjen e licencës, u bë menjëherë pas vendimit të propozuar nga Ministria e Arsimit për mbylljen e disa universiteteve publike dhe private, që nuk i plotësonin standardet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit pas kontrollit të bërë, propozoi vendimin për mbylljen e 18 universiteteve private, ndërkohë që 13 universitete të tjera janë pezulluar deri në një vendim të dytë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)