‘Mbyllni çdo çështje këtë javë’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat… Horoskopi javor 29 Prill – 5 Maj

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën 29 Prill – 5 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. “Gjithçka që mbyllet këtë javë do të ketë jetëgjatësi në kohë” thekson Pulla, do të jetë një javë në përgjithësi shumë e mbarë, e favorizuar në çështjet e punës dhe në fushën e financave. Ndikime të rëndësishme planetare do të ketë pëgjatë javës si dhe mundësi favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Po si renditen shenjat për këtë fillim jave sipas astrologut të njohur?

Në vendin e 12 – Dashi

Për ju të kësaj shenje është në të mirën tuaj të mos rrezikoni në asnjë mënyrë në ndryshim pune apo në çështje me shpenzime. Mbani profil të ulët dhe jo me debate, sepse kjo javë është pak strikte dhe nuk lejon gabime si në punë dhe në ekonomi. Mundohuni të jeni sa më korrekt në biznes apo angazhime, apo ju që merreni me tregti ju kërkohet vëmendje nga gabimet që mund të ndodhin. Në dashuri, duket se një njohje do të kthehet në lidhje serioze, sidomos me një Virgjëreshë, ndërsa ditët më me fat janë e hëna, e enjtja dhe e diela.

Në vendin e 11-Virgjëresha

Kjo javë do të jetë e lodhshme për ju të kësaj shenje dhe jeni në këtë renditje për një arsye të thjeshtë, sepse do merrni vendime të rëndësishme pune. Kjo javë nuk duhet të ketë dilema pune dhe mirë është që thashethemet dhe dilemat t’i lini në shtëpi. Është koha për reagime të forta që çdo gjë të ketë vendin e vet si puna dhe ekonomia. Në dashuri duket se lidhjet me probleme marrin zgjidhje. Momenti më i mirë do të jetë me Luan dhe Peshk, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e shtuna.

Në vendin e 10-Peshorja

Këtë javë bëni kujdes me persona që nuk i njihni, mos flisni gjëra që nuk duhet të bisedohen pa u siguruar që jeni me personat e duhur për të diskutuar për çështje të rëndësishme. Është koha që të mbani një sekret për veten tuaj, pasi jeni libër i lexueshëm dhe shpesh bëheni viktimë e vetvetes si në punë apo dhe në çështje të tjera. Ekonomia kërkon kujdes, sepse nuk ka vend për shpenzime të tepërta. Në fushën e dashurisë duket se jeni në rrugë të sigurtë dhe keni mundësi të reja me mundësitë që do ju jepen, veçanërisht në lidhjet apo njohjet serioze. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e enjtja.

Në vendin e 9-Binjakët

Nëse keni mundësi në këtë javë, mirë është që të merreni me çështjet e biznesit sepse kjo periudhë kërkon kujdes në shpenzime. Në një takim pune që do të bëhet së shpejti, do të bëni mirë të mendoni për të thënë një “PO”, veçanërisht për një kontratë apo punë të re. Në dashuri duhet të qëndroni pak më tepër kohë me njëri-tjetrin, sidomos lidhjet me Gaforre dhe Bricjap kërkojnë kohë dhe mund. Ditët më të mira janë e hëna dhe e enjtja.

Në vendin e 8-Peshqit

Në këtë javë është mirë të pozicionoheni në mbylljet e çështjeve që lidhen me të shkuarën, pasi i keni mundësitë për t’i zgjidhur problemet një herë e mirë. Kjo kohë ju ndihmon shumë, por njëkohësisht organizoni dhe një udhëtim të shkurtër që mund të bëhet të martën, i cili ka të bëjë me një kontratë pune. Dashuria duket e mbarë sidomos me Dash dhe me Luan. Ditët më të mira janë e marta dhe e diela.

Në vendin e 7-Luani

Ndikimet planetare janë në anën tuaj, por a jeni ju gati të bëni ndryshime në lidhje me punën dhe me çështjet që lidhen me karrierën? Pritet që të bëni një bisedë që ka të bëjë me biznesin dhe duket se mundësitë e realizimit janë nga dita e enjte. Dashuria duket se është në anën më të mirë që ka qenë ndonjëherë, ndërsa me Gaforre dhe me Peshk lidhjet janë më pozitive, gati ideale. Dita më e mirë është e diela.

Në vendin e 6-Ujori

Në këtë javë do të fokusoheni në anën familjare sepse kërkohet shumë vëmendje në këtë aspekt. Kjo javë ka energji pozitive dhe me shumë vlerë është një takim me persona të rëndësishëm në fushën e biznesit që mund t’ju krijojnë shumë mundësi. Duhet të tregoni kujdes nga shpenzimet e tepërta që mund tju vënë disi në vështirësi. Dashuria duket se është e plotësuar, pasi ia keni arritur qëllimit, sidomos me Binjak dhe Shigjetar. Dita më e mirë për ju është e premtja.

Në vendin e 5-Akrepi

Hëna e plotë që ndodhi në shenjën tuaj javën e kaluar do të thotë se jeni në një moment gati për të fluturuar drejt suksesit. Jeni me shumë fat, sepse mbyllni një të kaluar të vështirë dhe shikoni drejt së ardhmes. Dashuria është në anën tuaj, sidomos lidhjet me Dem dhe Ujor, të cilat janë perfekte. Duhet të tregoni pak kujdes me Dash të dhjetëditëshit të tretë, ndërsa ditët më të mira janë e mërkura dhe e premtja.

Në vendin e 4-Bricjapi

Ju Bricjap, mundësi dhe rëndësi në këtë javë do t’i jepni ekonomisë ku do të keni të gjitha mundësitë për një stabilizim afatgjatë në këtë drejtim. Në dashuri duhet të bëni pak kujdes ju të dhjetëditëshit të tretë, sepse këtë sferë e keni lënë pasdore. Lidhjet që mund të stabilizohen janë me Dem dhe Gaforre, ndërsa ditët më të mira janë e enjtja dhe e shtuna.

Në vendin e 3-Shigjetari

Duket se jeni në anën më të mirë të qenë ndonjëherë në fushën e ekonomisë, sepse keni njëmijë arsye për t’u gëzuar në këtë javë, pasi merrni një lajm shumë pozitiv në punë. Për ju që doni të ndryshoni punë dhe të keni nisma të reja, është koha tani, sidomos kjo javë ju ofron surpriza në karrierë. Në dashuri mund të keni një takim të papritur nga një udhëtim që mund të jetë përcaktues për të ardhmen tuaj, veçanërisht në krijimin e një familje me Virgjereshë dhe me Bricjap. Ditët më të mira janë e enjtja dhe e diela.

Në vendin e 2-Demi

Me Afërditën në shenjën tuaj jeni me shumë fat në ekonomi, sepse Afërdita është planeti i komunikimit dhe i dashurisë. Mund të nisni diçka të re tani e tutje, është momenti juaj dhe koha ideale! Përfundoni çështje që lidhen me të shkuarën në dashuri dhe keni mundësi të stabilizoni një lidhje, por nga ana tjetër mundohuni t’i jepni kohë palës tjetër që çdo vendim të jetë i matur. Lidhjet më të mira janë me Akrep, Dash dhe Shigjetar, ndërsa ditët e mërkurë dhe e diel janë më pozitive për planet tuaja.

Në vendin e 1-Gaforrja

Është momenti dhe koha e duhur për marrje vendimesh në çdo fushë, sidomos atë të karrierës, veçanërisht për ju të dhjetëditëshit të parë dhe ka të bëjë me artin. Eshtë pikërisht një javë e artë në këtë drejtim! Në dashuri duket se disa njohje mund të kthehen në lidhje serioze, sidomos me Virgjëreshë, me Akrep dhe me Luan. Ditët më të mira për ju janë e mërkura dhe e enjtja.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë