ELBASAN - Tentoi të shpëtonte fqinjën, por të dy i merr rrjedha e përroit dhe gjejnë vdekjen. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku dy persona u rrëmbyen nga rrjedha e përroit të Zaranikës në Elbasan.

Pas mbytjes në përroin e Zaranikës të shtetases Miranda Ramazani, dhe fqinjit të saj qëndron një histori pasioni.  Miranda Ramazani, e cila i përkiste komunitetit rom, ishte konfliktuar me personin me të cilin bashkëjetonte, i cili nuk i përkiste të njëjtit komunitet, gjë që ka sjelle dhe përplasjen e çiftit.

Pas kësaj përplasje, personi me të cilin bashkëjetonte Miranda ka vendosur t’i japë fund lidhjes, që nuk është pranuar lehtë nga 34-vjeçarja.

Pas këtij momenti ajo ka konsumuar një sasi alkooli në një lokal të zonës, gjë që ka rënduar më tej gjendjen e saj psikologjike duke e çuar në vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës.

Skena është pare nga fqinji i saj Agim Jashari, i cili është përpjekur të shpëtojë nga mbytja 34-vjeçaren, por fatkeqësisht ujërat e rrëmbyer të përroit të Zaranikës, për shkak dhe të reshjeve të shiut ditën e sotme e kanë marrë me vete. Në këtë mënyrë gjithçka është mbyllur me bilancin tragjik, me dy viktima . Agim Jashari ishte baba i 4 fëmijëve.

lokal rom
(Lokali që frekuentoi 34-vjeçarja para se të mbytej)

lokali elbasan rom

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)