Një barkë me 200 persona në bord mësohet të jetë mbytur në brigjet e Libisë, rreth 35 milje në Lindje të Tripolit. 17 të shpëtuar dhe 15 trupa pa jetë është bilanci i deri më tanishëm ndërsa nuk dihet ende fati i gati 170 personave të tjerë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se barka mbante vetëm klandestinë që kishin ndërmend të zbarkonin në brigjet e europës.
“Rojet bregdetare kanë shpëtuar nga mbytja 17 klandestinë”- tha për mediat zëdhenësi i Marinës të Libisë, Ayoub Qassem ndërkohë që mësohet se janë gjetur dhe 15 trupa të pa jetë nga operacionet e para të shpëtimit. Ndërsa zëdhenësi i Rojeve Bregdetare, Abdellatif Mohammed Ibrahimtold, pasi konfirmoi shifrat e bëra të ditura nga Qassem, tha për mediat se nuk dihet ende asgjë për gati 170 personat e tjerë që ndodheshin në bordin e barkës dhe se kërkimet po intensifikohen.
Barka e mbytur mësohet të ishte prej druri dhe 200 klandestinët në bordin e sajë dyshohet të kenë qënë kryesish somalez dhe emigrant nga Eritrea. Por kjo barkë është vetëm një nga qindra të tjera të tej mbushura me klandestinë që orvaten të arrijnë brigjet e Europës për një jetë më të mirë. Sipas të dhënave të Observatorit për të drejtat e njeriut, në brigjet e Libisë aktualisht janë rreth gjysëm milionë klandestinë në pritje për një barkë që mund ti shpjerë drejt e në Europë.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com