Një barkë me 200 persona në bord mësohet të jetë mbytur në brigjet e Libisë, rreth 35 milje në Lindje të Tripolit. 17 të shpëtuar dhe 15 trupa pa jetë është bilanci i deri më tanishëm ndërsa nuk dihet ende fati i gati 170 personave të tjerë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se barka mbante vetëm klandestinë që kishin ndërmend të zbarkonin në brigjet e europës. “Rojet bregdetare kanë shpëtuar nga mbytja 17 klandestinë”- tha për mediat zëdhenësi i Marinës të Libisë, Ayoub Qassem ndërkohë që mësohet se janë gjetur dhe 15 trupa të pa jetë nga operacionet e para të shpëtimit.