4 viktima në 24 orë, 2 të mbytur sot në Drinin e Zi dhe Vjosë, i riu kërkoi ndihmë, por shokët kujtuan se po bënte shaka
Pamjet nga vendi ku u mbyt i riu në Vjosë
Bilanc tragjik. Katër të mbytur brenda 24 orëve. Ditën e sotme dy persona, një fëmijë në Dibër dhe një i ri në Fier janë mbytur në ujërat e lumit Drin i Zi dhe Vjosë. Viktima në Fier është një 30-vjeçar.
Report Tv mëson se rreth orës 13:40 të ditës së sotme duke u larë në lumin Vjosë, Armando Begaj u mbyt. 30-vjeçari ishte nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran.
I martuar dhe baba i një vajze, ai kishte shkuar për t'u larë në lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë. Begaj ka qenë së bashku me dy shokët e tij. Kur ai ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po bënte shaka duke mos i shkuar në ndihmë.
Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit kanë kërkuar ndihmë por nuk kanë mundur për ta shpëtuar. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Ndërkohë që po mesditën e sotme është mbytur një fëmijë në afërsi të Luznisë në lumin Drini i Zi në Dibër. Fëmija kishte hyrë për t'u larë, por e nxorën pa shenja jete. Fëmijën e ka nxjerrë rrjedha e lumit.
Trupi është gjetur në fshatin Selane nga banorët e zonës dhe dyshohet se është mbytur shumë orë më parë dhe që e ka marrë rrjedha e lumit rreth 30 kilometra. Mosha dhe identiteti i fëmijës ende nuk dihen. Dje dy persona u mbytën në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, plagosen burrë e grua
14 Janar, 19:10
-
Aksident në Fier-Patos, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin anësor (VIDEO)
13 Janar, 16:00
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan
12 Janar, 16:16
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33