KUCOVE- Një 16 vjeçar humbi jetën mesditën e sotme në afërsi të fshatit Goraj në Komunën Perondi, Kucovë pasi u mbyt në rezervuarin e fshatit.
Viktima është Zajmen Mboqe i cili u mbyt dhe gjeti vdekjen e menjëhershme në momentin kur po lahej në rezervuar së bashku me shokët e tij pas mbarimit të mësimit.
Rrymat e krijuara në rezervuar kanë parëfshirë 16 vjecarin i cili nuk ka mundur të dalë dot në breg megjithë përpjekjet e tij.
Në ndihmë të tij kanë shkuar dhe shokët e 16 vjecarit, por që nuk arritën ta shpëtonin nga mbytja. Banorët e zonës nxorrën trupin e pajetë të adolshentit ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore.
(jm/ns/shqiptarja.com)