U fut për t'u larë, mbytet në lumin Buna një maroken! Polumbarët në kërkim të trupit (VIDEO)

SHKODËR- Një shtetas i huaj është futur në lumin Buna për t'u larë, por nuk ka mundur që të dalë më i gjallë që aty. Viktima është Rachidi Muhamed 35-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc.

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja bën me dije se marokeni me leje qëndrimi franceze ishte së bashku me shokun e tij dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë se i riu është mbytur.

Trupi i tij nuk është gjetur ende, teksa polumbarët kanë nisur kërkimet. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputet, a mendoni se procesi i nisur në PD do jetë efikas?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pandemia 'i ul volumin' artistëve, revoltohet Elton Deda: 8 muaj pa punë, po shkojnë drejt falimentit