Një person i seksit mashkull, i moshës 55-60 vjeç, është mbytur këtë të dielë në plazhin e Durrësit.
 
Viktima ka qenë duke u larë në det pranë lagjes Nr.13 të qytetit, zona e plazhit, kur edhe ka humbur jetën.
 
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com