BERAT - Një trup i pajetë është gjetur këtë të martë në lumin Osum. Sipas policisë viktima është Nuri Jazi, rreth 50 vjeç, nga fshati Molisht i Beratit. 

Ai është pikasur në ujë nga banorë të zonës, ndërsa është dashur ndërhyrja e polumbarëve për nxjerrjen e tij. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune çka shton dyshimet për një vetëvrasje të mundshme. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje. 

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Beratit ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. 

mbytet ne osum
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit Nuri Jazi duke u nxjerre nga lumi

i mbytur osum
(Në foto trupi i pajetë i 50-vjeçarit Nuri Jazi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com