Mbytet një pushuese në plazhin e Durrësit, dyshohet se pësoi infarkt pasi është futur në ujë

Mbytet një pushuese në plazhin e Durrësit, dyshohet se pësoi infarkt pasi është futur në ujë

Një pushuese është mbytur në plazhin e Durrësit. Dyshohet se 40-vjeçarja ka pësuar infarkt. Dëshmitarët që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes thonë se pushuesja është futur në ujë dhe mendohet të ketë pësuar infarkt.

Report Tv e ka trajtuar herë pas herë këtë problematikë. Për shkak të temperaturave të larta kardiologët sugjerojnë që para se të futemi në det, për shkak të temperaturave të larta, përpara se të futemi në det duhet të përgatisim paraprakisht trupin, duke hedhur ujë në kraharor.

Rastet e infarkteve, janë të shumta në stinën e verës, e veçanërisht në plazhe. Kardiologët thonë se fatalitetet që ndodhin pas futjes së menjëhershme në ujë, vijnë pasi trupi është i papërgatitur për ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki