LUSHNJË - Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 71-vjeçaren Hatixhe Ahmetaj e cila mbyti djalin e saj Pëllumb Ahmetaj, 40 vjeç gjatë mbrëmjes së të dielës.
Ajo ka treguar se fillimisht e ka mbytur me duar më pas e shtrënguar me një rrobë të bërë si litar.
Mbrojtja ka kërkuar masën arrest shtëpie për të moshuarën, pasi sipas saj ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi djali ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe atë natë e kishte kërcënuar se do ta vriste. Kërkesa e avokatit mbrojtës konsistonte edhe në moshën e thyer të 71-vjeçares dhe gjendjes e saj të rëndë shëndetësore.
Por Gjykata e Lushnjës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën e arrestit me burg. Gjithashtu kjo Gjykatë ka shpallur moskompetencë lëndore dhe ia ka kaluar çështjen Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ndërsa ka pranuar krimin, 71-vjeçarja Hatixhe Ahmetaj ka rrëfyer para Gjykatës së Lushnjës gjithë ngjarjen.
“Më dhunonte djali, kishte kohë, pinte drogë, dhe më kërkonte shpesh herë lekë. Natën e ngjarjes iku piu erdhi në shtëpi më kërkoi lekë i thash nuk kam dhe me tha ‘Më jep lekë se unë do të të vras natën në gjumë. O do vdesësh ti ose unë’. Filloi t'i binte murit me kokë dhe më pas nxorri një thike nga çorapet, kur me drejtori thikën u sula me duar dhe e mbyta me duar ne fillim dhe më pas me një rrobe të bërë si litar. e mbajta lidhur deri sa nuk po lëvizte më.”- tregon 71-vjeçarja e cila shton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së dielës.

Më pas ajo tregon se të nesërmen ishte zgjuar dhe kishte bërë pastrimin dhe kishte shkuar te kushëri e kishte rrëfyer krimin

(Në foto: 71- vjeçarja Hatixhe Ahmetaj duke u dërguar në Gjykatë)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO