Një ditë pasi u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen “Çlirimi” në qytetin e Elbasanit janë zbardhur detaje të reja rreth 67-vjeçares Hadije Zenelhoxha.

Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga grupi hetimor, bëhet e ditur se djali i viktimës vuante prej kohësh nga depresioni dhe këtë fakt e ka pohuar vetë djali i saj, Ardit Zenelhoxha 30-vjeçar i cili ka mbytur me duar nënën e tij.

Arditi jetonte prej kohësh në shtëpi vetëm me nënën e tij, pasi babai i kishte vdekur dhe ai ndodhej në banesë në momentin kur gruaja ka vdekur.

Viktimës iu gjetën  shenja e në pjesën e qafës çka shtuan dyshimet e policisë se mund të ketë qenë Ardit Zenelhoxha autor i krimit.

Në një kohë kur policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet e hollësishme për ngjarjen, komshinjtë e familjes thonë se djali i 67-vjeçares nuk ka qenë problematik dhe se ishte shumë i qetë, ndërkohë që kanë mohuar konfliktet mes të dyve, nënë e bir.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)