Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" Ermal Kokon, pronarin e pishinës "GLOË", bashkëshort i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, i arrestuar tre ditë më parë.
Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore, i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes, Nettila Miftaraj. Ajo paraqiti argumente të plota në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën 15-vjeçari Arbër Peçi, në pishinën në pronësi të nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër.
Avokati Ben Pasho ka kërkuar caktimin e një mase më të lehtë sigurie për klientin e tij. Në përfundim të seancës, gjyqtari vendosi ta lërë Ermal Kokon në masën e sigurisë "arrest shtëpie"
lajm në përdiësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente







