Një banor i zonës ka shprehur ngushëllimet për familjen e 15-vjecarit që u mbyt dje në lumin Drin i Zi ndërsa i bëri thirrje fëmijëve që të freskohen para se të hyjnë në ujë. Ndër të tjera tha se është vështirë që turistët të lahen në lumin Drin i Zi, por nuk ka asnjë problem për vendasit pasi janë mësuar.
"I shprehim ngushëllime familjarëve të djalit, ka qenë i ardhur për turist. Nuk është fare i lehtë Drini për turistët. Për fëmijët e zonës këtu nuk është fare i vështirë sepse janë rritur me këtë lum dhe dinë si të reagojnë.
![]()
Një tjetër problem është se fëmijët kur vijnë në temperatura të larta, para se të hyjnë në ujë duhet të freskohen. Në Drinin e Zi, cdo vit mbytet nga një fëmijë. I bëj thirrje të gjithë fëmijëve që para se të hyjnë në ujë, të freskohen", tha banori.
Lajmi kryesor:
Ekskursion tragjik, 15-vjeçari u mbyt në Drinin e Zi! Lumi i rrezikshëm për pushuesit! Fryhet gjatë hapjes së portave të HEC-it të Maqedonisë së Veriut











