Mbrëmja e maturës në gjimnazin e qytetit të Kukësit, ‘Havzi Nela” ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
 
Nxënësit e klasës ku ishte deri pak ditë më parë edhe 17-vjeçarja Erlinda  Asllanaj kanë shkuar në mbrëmje të veshur me të zeza dhe duke mbajtur në duart e tyre foton e shoqes së tyre që në mënyrë tragjike u largua nga jeta.
 
Siç shihni në këto foto, që janë publikuar në faqen zyrtare në Facebook të shkollës, emri i vajzës është gdhendur në një targë automjeti, ndërkohë që imazhi i saj është mbajtur nga shumë shoqe e shokë në duar.
 
Bashkëmoshatarët kanë dashur ta ndjejnë prezencën e Erlindës në këtë ditë që do të ishte mjaft domethënëse për të, ku kanë parakaluar me foton e saj në duar në rrugën që kanë ecur të gjithë maturantët për t’u futur në ambientet ku po festohej mbrëmja e maturës.
 
Maturantja Erlinda Asllanaj u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë, pasi teksa lahej në ujrat e liqenit të Fierzës u mbyt në mënyrë aksidentale.

erlinda asllanaj

erlinda asllanaj

erlinda asllanaj

foto

foto

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)