Palermo- Pesë ditë pas tragjedisë detare në brigjet e Porticello në Itali, ku stuhia e fuqishme mbyti superjahtin “Bayesian” të miliarderit britanik Mike Lynch, duke vrarë atë dhe 6 persona të tjerë të stafit apo familjarë, kërkimet e operacionit nga autoritetet vendase në Palermo për trupat përfunduan sot pasdite (23 Gusht).
Njoftohet se zhytësit kanë lokalizuar edhe trupin e shtatë, atë të vajzës 18-vjeçare të manjatit të jahteve dhe teknologjisë së spiunazhit, Hannah Lynch.
Mike Lynch dhe vajza e tij Hannah, të dy viktima të tragjedisë në Porticello
Pak pas orës 13:00 grupet rekuperuan kufomën e të resë në breg. Kurse shkak i tragjedisë cilësohen ndërthurja e disa gabimeve fatkeqe të pronarit dhe stafit, të renditura dje edhe në një publikim të “Shqiptarja.com”.
“La Repubblica” shkruan se grupi i kërkimit e ka gjetur trupin në thellësinë 50 metra rreth mesditës, brenda anijes, duke e identifikuar dhe më pas nxjerrë për procedura të mëtejshme.
Operacioni i kërkimit në Porticello
Deri më tani, gjashtë trupa të bllokuar brenda trupit të varkës me vela ishin gjetur dhe me kufomën e shtatë operacionet morën fund.
“Zhytësit e zjarrfikësve që pak minuta më parë identifikuan trupin e pajetë të të zhdukurit të fundit nga anija, Hannah Lynch, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare e manjatit anglez, që u zhduk gjatë mbytjes së anijes që ndodhi të hënën e kaluar (19 Gusht)”, raportoi media në fjalë.
Vajza u bllokua, si viktimat e tjera, brenda njërës prej kabinave, pa mundur që të dalë dhe mbijetojë, sikurse 15 personat e tjerë në bord, përfshi edhe një fëmijë njëvjeçar me nënën e tij.
Përveç atij të kuzhinierit, të gjetur jashtë bykut, pesë kufomat u gjetën jashtë kabinave, në një zonë të anijes që ishte e fundit që përmbyti pak para se të fundosej, kurse Hannah rezultoi se ishte brenda një prej dhomave të jahtit të gjatë 56 metra.
Momenti i nxjerrjes në breg të trupit të Hannah
Kuzhinieri antiguan Recaldo Thomas u hodh nga anija me vela dhe ishte vdekja e parë e konfirmuar, po atë të hënë.
“Të tjerët nuk u gjetën në kabinat e tyre, por në një zonë tjetër, në anën e kundërt, një shenjë se ata lëvizën në një kërkim të dëshpëruar për një rrugë të sigurt. Në këtë garë për të mbijetuar, Hannah mund të kishte përfunduar jashtë super jahtit, i cili do të ishte fundosur vertikalisht në hark, dhe më pas do të pushonte e përkulur 90 gradë në anën e djathtë”, shkruan “La Repubblica”.
Ndaj puna për zhytësit, rojat bregdetare dhe zjarrfikësit, u vështirësua dhe mori kohë.
Mike Lynch, manjati i jahteve, i mbytur me 'Bayesian'
Nga tragjedia humbën jetën edhe bankieri Jonathan Bloomer, miku i miliarderit Lynch me gruan e tij, avokati i manjatit me një tjetër familjar dhe kuzhinieri i jahtit. Ekuipazhi dhe kapiteni shpëtuan veten, teksa janë vënë në qendër të kritikave, pasi duhet të shpëtonin viktimat më parë.
Miliarderi Lynch sipas ekspertëve, nuk ka pasur çuditërisht truproja të specializuara, teksa nuk kuptohen arsyet përse në një mot të keq me stuhi, biznesmeni zgjodhi brigjet e Siçilisë për të pushuar dhe festuar pafajësinë që mori në gjyqin e 11 Gushtit.
Gjithashtu kapitenë me eksperiencë shpjeguan se spiranca nuk ka qenë e vendosur mirë, zgjedhja e kohës për të qëndruar në det ka qenë e papërshtatshme, direku i lëshuar, dyer e dritare të hapura dhe për më tepër me një jaht që nuk është i specializuar për të përballuar këto lloj stuhish.
Lundruesi Andrea Mura i tha “La Repubblica” në një bisedë të hapur, se “stafi dhe pronari i anijes kanë pasur besim të tepruar se ajo mund të përballonte çdo lloj stuhie, por “Bayesian” nuk ishte anije për këto lloj situatash”.
E KANE VRARE,,,PRABNDAJ DHE NUK E NXJERRIN ANIJEN BGA UJI...
PërgjigjuSala e ka fajin or teeeejjjjj
PërgjigjuNuk eshte gabim njerezor por puna perfekte e sherbimeve sekrete per eleminimin e oligarkut britanik sepse kishte fituar nje gjyq multi miliarda kundra grupit black rock keshtu qe edhe ortaku i tij u “aksidentua “ nje jave me pare
PërgjigjuPo asht shum e vertete ka ken i kurdisun eleminimi tyne!!