Mbytja e tragetit në Korenë e
Jugut, arrestohet kapiteni

KORE E JUGUT - Autoritetet në Korenë e Jugut kanë arrestuar kapitenin e tragetit që u përmbys e më pas u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e 28 personave dhe zhdukjen e 270 të tjerëve. "Së bashku me të, edhe dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit përballen me arrestin", tha një zëdhënës i hetuesve. Zëdhënësi nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm. 

Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur, por një prokuror i Koresë së Jugut tha se kapiteni, Lee Joon Suk, nuk ndodhej në kabinën e drejtimin kur trageti Sewol nisi të fundosej, teksa një ndihmës i tij i tretë ishte në krye.

“Nuk është e qartë se ku ishte kapiteni kur ndodhi aksidenti, edhe pse është më se e qartë që ai nuk ishte në kabinën e drejtimit përpara se të ndodhte aksidenti”, tha prokurori i shtetit, Jae-Eok Park. Kapiteni ishte njëri nga 179 personat e shpëtuar, menjëherë pas mbytjes së të mërkurës.

Ndërkohë policia në Korenë e Jugut thotë se nën drejtori i shkollës, i cili ishte mes të shpëtuarve nga trageti i fundosur, ka vrarë veten. Njoftimi u dha ndërsa shpresat po shuhen për  gjetjen e ndonjë të mbijetuari mes rreth 270 personave që ende figurojnë të zhdukur. Nën drejtori Kang Min-kyu  shoqëronte 325 nxënësit që po udhëtonin me target në kuadër të programit mësimor. Policia tha se ai u gjet i vetë-varur në ishullin Jindo, ku po qëndrojnë  të mbijetuarit dhe të afërmit e nxënësve të zhdukur.

Redaksia online
(Marrë nga Shekulli)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet