McCarthy zotohet se do t’i mbijetojë përpjekjeve për ta larguar nga drejtimi i Dhomës së Përfaqësuesve

McCarthy zotohet se do t’i mbijetojë përpjekjeve për ta larguar nga drejtimi i Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të dielën se ai priste t'i mbijetonte rrezikut për humbjen e postit, pasi një kritik i vijës së ashpër brenda Partisë Republikane i bëri thirrje për t’u larguar nga detyra pas miratimit të një projektligji që do të financojë qeverinë federale deri më 17 nëntor.

Masa, që u miratua fillimisht në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senat të shtunën vonë, përfshin 16 miliardë dollarë ndihma në rast fatkeqësish të kërkuara nga Presidenti Biden, por nuk përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Përfaqësuesi republikan i linjës së ashpër Matt Gaetz, u tha mediave të shumta amerikane se do të paraqiste një mocion dhe kërkonte mbajtjen e një votimi për ta hequr zotin McCarthy nga posti i kryetarit, duke vënë në provë mbështetjen e këtij të fundit në Dhomën e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët me një diferencë të ngushtë.

"Unë do të mbijetoj. Kjo është personale me Gaetz’, tha zoti McCarthy në rrjetin CBS

Zoti Gaetz është një prej pjestarëve të grupit prej 12 ligjvënësish republikanë të vijës së ashpër që e detyruan zotin McCarthy të kalonte mes 15 raunde votimesh në janar përpara se të zgjidhej kryetar.

Gjatë procesit në fjalë ata siguruan një sërë lëshimesh, përfshirë një rregull që lejon që çdo anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të kërkojë thirrjen e votimit për shkarkimin e kryetarit.

Nuk është e qartë se sa mbështetje do të kishte zoti McCarthy në rast të një votimi të tillë, apo nëse ndonjë demokrat do ta mbështeste atë.

Zoti McCarthy zemëroi demokratët muajin e kaluar duke lejuar hapjen e një procesi për shqyrtimin e bazës ligjore për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Biden.

Mbetet gjithashtu e paqartë se çfarë qëndrimi mund të mbanin demokratët nëse republikanët nisnin hapat për shkarkimin e zotit McCarthy nga detyra e kryetarit./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)