TIRANE- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të
OSBE/ODIHR, Conny McCormack, gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, vlerësoi ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Zonja McCormack tha ndër të tjera se realizimi i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 dhe procesi i numërimit të votave shënuan një përmirësim të dukshëm.
Shefja e misionit të ODIHR, vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se
“zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm. Procesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim. Është i rëndësishëm fakti që ky proces tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri”.
Ndër të tjera, zonja McCormack nënvizoi vullnetin dhe gatishmërinë e çdo aktori për bashkëpunim gjatë procesit zgjedhor, si dhe vlerësoi klimën e shkëlqyer në të cilën operoi misioni i ODIHR në Shqipëri.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi zonjën McCormack për punën e shkëlqyer dhe profesionale që misioni i ODIHR bëri, duke theksuar se “vëzhgimi i zgjedhjeve është një element themelor në garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së procesit zgjedhor”.
Kryeministri e cilësoi procesin zgjedhor me standarte të larta dhe të civilizuar, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votim.
Në përfundim të takimit të dy bashkëbiseduesit nënvizuan vullnetin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.
Gjatë ditës së sotme kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Conny McCormack është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme Aldo Bumçi, ku theksoi se procesi i numërimit të votave ishte transparent dhe profesional.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56