McCormack: Dua të di veprimet e
administratës gjatë fushatës

TIRANë - Shefja e Misionit të OSBE-ODHIR, Conny McCormack për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri është interesuar sot lidhur me veprimtarinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe veëanërisht në lidhje me ankesat e depozituara, ose hetimet e kryera lidhur me veprimet ose mosveprimet e organeve të administratës gjatë periudhës në vijim.

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pritur sot në zyrë zonjën McCormack dhe e informoi lidhur me ankesat e paraqitura dhe veprimet e kryera për hetimin e tyre.

Sipas zyrës së shtypit të Totozanit, ky i fundit ka premtuar se "Avokati i Popullit do të vijojë që zbatimin e rolit të tij kushtetues dhe ligjor do vazhdojë të trajtojë me kujdes, përkushtim dhe diskrecion të gjitha ankesat e qytetarëve".

Gjithashtu, Avokati i Popullit është shprehur se "do të hetojë dhe do të monitorojë në vazhdimësi veprimet e administratës për të garantuar paanshmërinë, profesionalizmin dhe dedikimin e saj në shërbim të qytetarit".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës