TIRANË- Partia Demokratike e Sali Berishës këmbëngul sërish në çështjen e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Ndonëse debati me mocion për çështjen e McGonigal është vendosur të zhvillohet me datë 2 mars, deputetët e Berishës kanë depozituar në Kuvend sërish në kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. 11 deputetë kërkojnë që në rendin e ditës të futet mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.
Seanca e nesërme pritet të ketë sërish debate e kaos për çështjen e McGonigal, pasi Kuvendi e ka vendosur të zhvillohet më 3 mars për shkak të axhendës së kryeministrit Edi Rama. Pritet që deputetët e Berishës të përdorin të njëjtin skenar me bllokimin e Foltores. 7 deputetët të Sali Berishës janë sërish të përjashtuar për shkak të prishjes së seancës, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Greta Bardeli, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Flamur Noka.
Nga ana tjetër ditën e nesërme do të mbahet një tjetër protestë e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit teksa do zhvillohet seanca plenare.
(Kliko këtu për kërkesën e deputetëve të Berishës për ndryshimin e rendit të ditës) )