Më poshtë, kushtet që duhet të plotësoj çdo aplikant dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë
KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIM
Kandidatët për pozicionin e Kryeregjistruesit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, si vijon:
të jetë shtetas shqiptar;
të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike;
të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
të mos ketë konflikt interesi.
Kandidatët që aplikojnë për pozicionin duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Kërkesën për kandidim, sipas formatit që shkarkohet këtu;
Jetëshkrimi i kandidatit, sipas formatit që shkarkohet këtu;
Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas formatit që shkarkohet këtu:
http://www.dap.gov.al/images/udhezimemanuale/formular%20vetedeklarimi%20per%20zbatimin%20e%20ligjit%20138%202016.docx
Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm:
Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore, sipas formatit që shkarkohet këtu:
Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas formatit që shkarkohet këtu.
2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: [email protected] ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 16 Nëntor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
d.c./shqiptarja.com











