TIRANE- Një operacion antidrogë u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së 21 marsit 2024 në Tiranë. Pikërisht në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë pasi kishin informacion se po transportohej drogë.
Policia informon se 'Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "VolksQagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë, informon policia.
Report Tv mëson se shoferi i makinës i identifikuar si Enea Sulejmani duke ecur indietro me makinë ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë.
Polici qëllon për vetëmbrojtje
Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.
Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur” sqaron më tej policia.
Tre agjentët janë mirë, i plagosuri në spital
I plagosuri ka marrë plagë në kofshë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e përpjasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze.
Në makine me 1 kg kokaine
Gjatë kontrollit të makinës u gjet një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Gjithashtu në automjet me Sulejmanin janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.
Drejtori i policise ne vendngjarje
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta, përfshirë edhe AMP-në. Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Shqiptarja.com siguron pakon e kokainës që u gjet në makinën e drejtuar nga Enea Sulejmani i cili nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar por duke ecur mbrapsht rrezikoi jetën e punonjësve të policisë duke përplasur automjetin e sherbimit të policisë dhe goditur tre agjentët e antidrogës.
Ndërsa Policia e Shtetit vijon goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike pak momente më parë gjatë një operacioni të njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, personat e dyshuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në përpjekje për tu larguar kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka vepruar sipas ligjit duke iu kundërpërgjigjur sulmit.
Si Ministër i Brendshëm duhet të rikujtoj se kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën (siç ndodhi sonte) në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO. Policia e Shtetit ka gjithë mbështetjen për të vijuar goditjen e krimit, në gjitha format e tij.
Policia e Tiranes jep informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Lidhjes së Shkrimtarëve.
Tiranë
Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.
Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.
Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.
Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.