Tentoi t'i ikë postbllokut, polici qëllon trafikantin! Reagon Balla: Veproi sipas ligjit, iu kundërpërgjigj sulmit

Tentoi t'i ikë postbllokut, polici qëllon trafikantin! Reagon Balla: Veproi sipas ligjit, iu kundërpërgjigj sulmit

1710333864_taulantballa.JPG

Ndërsa Policia e Shtetit vijon goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike pak momente më parë gjatë një operacioni të njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, personat e dyshuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në përpjekje për tu larguar kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka vepruar sipas ligjit duke iu kundërpërgjigjur sulmit.

Si Ministër i Brendshëm duhet të rikujtoj se kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën (siç ndodhi sonte) në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO. Policia e Shtetit ka gjithë mbështetjen për të vijuar goditjen e krimit, në gjitha format e tij.


Lajmi kryesor:

Me 1 kg kokainë, trafikanti tenton t'i ikë postbllokut, godet indietro makinën e policisë e 3 agjentët e antidrogës! Efektivi qëllon për vetëmbrojtje, e plagos (EMRI)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën