Me 11 kilogramë kanabis në makinë drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen në Elbasan 3 persona nga Kavaja

Tre persona kanë rënë në pranga e Policisë ditën e sotme në Elbasan, të akuzuar për trafik droge. Në pranga kanë rënë G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë, të cilëve iu gjet në bagazhin e makinës 11 kilogramë e 500 gramë kanabis, me qëllimin për ta trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit të gjelbër. Ata u ndaluan nga policia në fshatin Rrajcë-Sutaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

1636463598_Screenshot2.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa