Një sasi droge është sekuestruar nga policia në pikën kufitare ‘Tre Urat”, në Përmet. Uniformat blu kanë ndaluar mjetin tip ‘Ford’, në të cilin kanë gjetur 13.4 kilogramë marijuanë.
/Shqiptarja.com
Sipas informacioneve të siguruara nga Report TV, automjeti tip ‘Ford’, ngjyrë gri, me targa AA190CN, drejtohej nga 26-vjeçari Joan Haska, nga Gjirokastra. I riu e kishte fshehur drogën në 25 pako me peshë totale 13.4 kg.
Droga u zbulua nga kontrolloret në zonën e shasisë së mjetit poshtë sediljeve të pasme, ku ishte përshtatur një vend i veçantë për sasinë narkotike. Policia ka vënë menjëherë në pranga shoferin e mjetit, në të cilin u kap droga.
d.c./shqiptarja.com











