Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar sigurinë e delegacioneve të nivelit të lartë që do të zbresin në Tiranë duke nisur nga sot, ndërsa nesër më 16 maj mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Sheshi “Skënderbej” ku do të zhvillohet samiti do të mbyllet edhe për këmbësorët. Aktiviteti do të zhvillohet brenda një strukture të përkohshme që është ngritur aty, e cilësuar si “Shtëpia e Evropës”.
Masat kanë nisur që prej mbrëmjes së të mërkurës në orën 22.00 deri në 23.00, me bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve nga Aeroporti në Rinas drejt Tiranës, hyrja në autostradën “Thumanë- Kashar”, autostrada “Durrës- Tiranë” - Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”- Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit deri në hyrjen e delegacioneve në Hotel “Plaza”.
Ndërsa nga sot ora 08.00 deri në 24.00, interval kur lëvizin delegacionet nga Rinasi drejt Tiranës, bllokohet nga Rinasi në Thumanë-Kashar - në “Durrës-Tiranë” – devijon tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit – rruga e liqenit drejt Rrethrrotullimit të Saukut– Rruga e Elbasanit deri tek Hotel “Plaza” dhe të gjitha rrugët që ndodhen përreth hotelit, sheshit Skënderbej.
Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Rinasit do jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” dhe Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas'. Ndërkohë, për shkak të bllokimit të rrugëve, TIA u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të paraqiten 3 ose 4 orë para orarit të fluturimit.
Të premten e 16 majit, nga ora 06.30 deri në 11.30 do të bllokohen plotësisht rrugët e të njëjtit itinerar nga aeroporti i Rinasi drejt sheshit Skënderbej dhe hoteleve që ndodhen pranë sheshit të aktivitetit. Të premten e 16 majit, në orën 13.00 nis bllokimi i rrugës së kthimit të delegacionieve për në Rinas.
Po, më 16 maj bllokohet plotësisht lëvizja e automjeteve, nisur nga Sheshi Skënderbej, në rrugën e elbasanit, rrethi I saukut, unaza e re, autostrada tiranë-durrës, në thumanë -kashar drejt në aeroportin ‘nënë Tereza’. Policia sqaron se në kohën e kalimit të delegacioneve, rrugëkalimet dhe autostradat do të bllokohen në të dyja krahët e lëvizjes. Sipas policisë bllokimi i rrugëve për largimin e delegacioneve është deri në 18.00 por axhenda mund të shtyjë me tej kohën e bllokimit, pasi konferenca e përbashkët e liderve pritet të në 18.30.
Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
Komente











