Me 155 km/h, ndëshkohen 4 shoferë në aksin Sauk-Mullet! "Mos shpejtoni të dorëzoni patentën tek polici" (VIDEO)

TIRANË- 4 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara  në aksin Sauk-Mullet. Në këtë segment prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, megjithatë shpejtësia që ata udhëtonin ishte shumë e lartë, nga 138 km/h deri në 155 km/h.

Ky aks prej disa kohësh është kthyer në një 'pikë të zezë' aksidentesh dhe shkeljesh si pasojë e shpejtësisë tej normave. Në këtë mënyrë policia ka shtuar prezencën me patrullime të herë pas hershme në mënyrë që të ndëshkojë shkelësit dhe të parandalojë aksidente të mundshme që vijnë si shkak i shpejtësisë.

Policia ka bërë edhe një apel për të gjithë shoferët duke thënë që të mos shpejtojnë në rrugë.

"Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja. Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë." apelon policia.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yyy: 05/01/2020 20:01

    Nuk rregullohet trafiku duke marre masa ne nje rruge qyteti ka shume rruge dhe shkeljet jane te shumta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë