Me 166 km/h dhe nën efektin e alkoolit, policia pezullon 13 leje drejtimi vetëm për 4 orë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle me Radar e Dragër në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në rrjetin social Facebook, policia njofton se gjatë orëve të natës ka ndaluar drejtues të cilët qarkullonin me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit. Për këto shkelje gjatë katër orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 13 leje drejtimi automjetesh.

Postimi i plotë:

“Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me Radar e Drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtesi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.

Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.

Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mengjezit te dates 05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.

Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni ????????.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
Dibër/ Policia kontrolle në rrugë, shoferi i autobusit me 30 pasagjerë kapet i dehur

Aksidentet e fundit me pasoja fatale në Qarkun e Dibrës, kanë mobilizuar Policinë Rrugore duke intensifikuar kontrollet në akset rrugore. Në 24 orët e fundit janë dy arrestuar dy drejtues automjetesh, një shofer autobusi dhe furgoni të cilët drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

I arrestuari i parë, Enver Koçi, 49 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një autobus me 30 pasagjerë (punëtorë të një firme private). Automjeti është konstatuar jashtë kushteve teknike. I arrestuari i dytë, Kujtim Gjoni, 50 vjeçdrejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një mjet furgon, gjithashtu jashtë kushteve teknike.

(Autobusi dhe furgoni të bllokuar nga policia)

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve në rrugë. Arrestohen dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

I arrestuari i parë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një autobuz me 30 punëtorë. Automjeti jashtë kushteve teknike. I arrestuari i dytë drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një mjet furgon, jashtë kushteve teknike.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër, në zbatim të Planit të masave për parandalimin e aksidente rrugore, si rezultat i kontrolleve të shtuar për këtë qëllim në aksin rrugor Qafë-Bualli _ Peshkopi, kanë konstatuar shtetasit :

Enver Koçi, 49 vjeç, banues në Ostren të Madh Bulqizë, duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtorë. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u paisur me leje drejtimi. Kujtim Gjoni, 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l. Ky shtetas drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". Kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 05/08/2018 12:31

    Marja patentave merret shume kollaj,mbasi dhe komisjoni eshte i pa afte dhe nuk i njeh fare rregullat e qarkullimit dhe duhet te merret ne prova komisjoni,qe paguhet duke prodhuar aksidente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër