Me 173 km/h! Për 200 minuta monitorim me radar, hiqen 9 patenta për shpejtësi në aksin Sauk-Teg (VIDEO)

Policia Rrugore gjatë fundjavës ka shtuar kontrollet për shoferët që  nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë natës në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, pas kontrollit me radar janë konstatuar disa drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi, 140 km/h deri në 173 Km/orë.

Policia paralajmëron shoferët se për këtë vit do të forcohen ndëshkimet ndaj atyre që thyejnë rregullta, në kuadër të uljes së numrit të aksidenteve.

“Vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi avioni gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident. Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion. Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti. Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor. Bashkë për sigurinë rrugore, thuhet në njoftimin e policisë."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 19/01/2020 17:53

    Shpejtesi ne teg ngjarje e jashtzakonshme po ne qytet qe makinat qarkullojne me shpejtesi duke mos zbatuar rregullat e qarkullimit dhe rreziku eshte me i madh

    Përgjigju
  • Shef turi: 19/01/2020 15:04

    Keto lloj monstras duhet te denohen per vrasje me paramendim e jo me heqje patentash turp te ket shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut